Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ I shënoi gol në fushën e blerë, portieri i Serbisë takon Kristjan Asllanin pas ndeshjes dhe kujtojnë…qershorin
Kristjan Asllani ka zhvilluar një tjetër performancë shumë të mirë në Serinë A. Kështu mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë golin e dytë radhazi, në dy ndeshje radhazi të zhvilluara me Interin në elitën e futbollit italian. Këtë herë në fitoren 0-2 kundër Torinos, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Goli i Asllanit edhe këtë herë u shënua nga 11-metrat. Një ekzekutim i ftohtë, perfekt, me shumë klas nga ana e mesfushorit shqiptar, që dërgoi sërish topin në njërin krah dhe portierin në tjetrin. Një tjetër sinjal se në ekzekutimet e këtij futbollisti ka shumë fantazi, për të mos bërë diçka normale, por për të nuhatur se ku do të hidhet portieri dhe për ta gënjyer atë. Një gol që shijon shumë edhe për...