VIDEO/ Hati reagon pas raportimeve për Ergys Agasin: Na keni lodhur trutë, ku i keni provat?
Showbiz E Hënë, 28 Shtator 2026 20:21 Hatixhe Brika, e njohur si Hati në rrjetet sociale, ka reaguar pas raportimeve ku emri i saj u përmend në lidhje me materiale audio dhe video që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi. Në një video të publikuar në Instagram, Hati kundërshtoi përfshirjen e emrit dhe imazhit të saj në këto raportime, duke kërkuar prova për pretendimet. “Ku i keni provat? Nxirrni provat. A keni Zot apo s’keni?”, shprehet ajo. Hati akuzon edhe portalet, duke thënë se po përdorin emrin dhe imazhin e saj për të tërhequr vëmendje. ”Doni me hangër bukë në kurriz tim”.
Burimi:
kohajone.com