Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, ekipi anglez ndërpret ëndrrën për t’u ngjitur një ligë më lart
👁11690
Chesterfield-i ka ndërprerë sot ëndrrën për t’u ngjitur në League One. Skuadra angleze është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Walsall-i. Armando Dobra ka tundur rrjetën në minutën e 94-t të takimit, por goli i tij nuk ka mjaftuar për Chesterfield-in. Në fund Walsall-i ka arritur të kualifikohet më tej në finale të fazës “play-off”. Skuadra në fjalë do të ketë përballë fituesin e çiftit Wimbledon-NottsCounty si pengesën e fundit për t’u ngjitur në ligën e tretë të futbollit anglez./Sport Ekspres/