Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes
👁7581
Juventusi ka marrë një fitore 2-0 kundër Moncës, por e ka përfunduar ndeshjen e 10 lojtarë. Kenan Jëlldizi doli nga fusha e lojës me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Sulmuesi i Juventusit kreu një gjest antisportiv, teksa godit me bërryl lojtarin kundërshtar. Një veprim që nuk mund t’i shpëtonte sistemit VAR dhe kartonit të kuq. Ndërkohë, Niko Gonzalezi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes, se talenti turk u pendua për gjestin e tij dhe se i kërkoi falje shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes./Sport Ekspres/