VIDEO/ Gazetari hero zhytet në ujë dhe shpëton shoferin pak çaste para se makina të fundosej
Gazetari i ABC-së, Will Murray, dhe një kalimtar iu hodhën ujit për t’i ardhur në ndihmë një drejtuesi automjeti, i cili kishte mbetur i bllokuar në makinën e tij mes ujërave të rrëmbyeshme në Queensland të Australisë. Pamjet filmike tregojnë ndërhyrjen e Will Murray-t, reporter i transmetuesit publik australian ABC, i cili po përgatiste një kronikë për përmbytjet e mëdha në veri të Brisbane. Në atë moment, një drejtues automjeti tentoi të kalonte me një fuoristradë në një rrugë të mbuluar nga uji. Por automjeti u ndal papritur dhe nisi të fundosej, duke e lënë shoferin të bllokuar brenda. Pa humbur kohë, Murray dhe një kalimtar u hodhën në ujë dhe notuan drejt automjetit. Të dy arritën ta nxirrnin drejtuesin jashtë makinës vetëm pak çaste...
Burimi:
syri.net