VIDEO/ Gazetari gjerman: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet nga fakti nëse Edi Rama është apo jo kryeministër
Gazetari i njohur gjerman Michael Martens, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk varet nga qëndrimi në pushtet i Edi Ramës, por nga funksionimi i strukturave demokratike dhe vullneti politik për integrimin evropian. Duke komentuar raportin mes qëndrimit të gjatë të liderëve në pushtet dhe demokracisë, Martens solli si shembull ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila qëndroi 16 vite në krye të qeverisë gjermane, por theksoi se stili i saj i qeverisjes ishte krejt i ndryshëm. Sipas gazetarit, procesi i integrimit evropian nuk mund të varet nga një individ i vetëm, ndërsa vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova janë ndër shoqëritë më proevropiane. 'Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk varet nga fakti...
Burimi:
syri.net