VIDEO-FOTO/ Mijëra qytetarë protestuan kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

VIDEO-FOTO/ Mijëra qytetarë protestuan kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e kësaj të enjte në qendër të Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë ndaj, siç thanë organizatorët, qasjes së njëanshme të Gjykatës Speciale, e cila po tenton të zhvendosë fajësinë nga pushtuesit te çlirimtarët. Në fjalimet e mbajtura u theksua se drejtësia selektive krijon padrejtësi dhe dëmton procesin e vërtetë të pajtimit dhe drejtësisë. Protesta u organizua nga kategoritë e dala nga lufta, të cilat kërkuan drejtësi të barabartë dhe trajtim të drejtë për të akuzuarit në këtë proces. Për një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmetin, Serbia po përpiqet vazhdimisht që përmes Gjykatës Speciale në Hagë ta përmbys çdo të arritur në Kosovë. ”Gjatë luftërave, e pas tyre, e deri më sot, e si duket, për fat...