Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar
👁3880
Perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit. Sipas Klan News, kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor. Një sasi eksplozivi e zbuluar pranë zonës së Velierës, që u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë, vuri në alarm autoritetet dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të zonës që nga mbrëmja e së Martës. Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit...