VIDEO/ Egnatia hedh hap të rëndësishëm drejt turit të 3-të të Conference League, dy gola ndaj Dinamos së Minskut

VIDEO/ Egnatia hedh hap të rëndësishëm drejt turit të 3-të të Conference League, dy gola ndaj Dinamos së Minskut

Natë pozitive kjo për skuadrat shqiptare, teksa përveç Dinamos e Vllaznisë, ia del me sukses edhe Egnatia. Kampionët e Shqipërisë mundën 0-2 Dinamon e Minskut, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League. Në Hungari, Lushkja realizoi për të besuarit e Tetovës pak pa u mbushur 30 minuta lojë. Goli i sigurisë për Egnatian erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Bakayoko. Skuadra bjelloruse nuk pati më kohë për të bërë diçka, duke u detyruar të pajtohet me rezultatin. Takimi i kthimit do të zhvillohet me 31 korrik.