VIDEO/ Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pas spotit elektoral me të moshuarin në spital

VIDEO/ Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pas spotit elektoral me të moshuarin në spital

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali ka nxitur kritika të shumta në rrjete sociale pas spotit për fushatën elektorale. Një pacient, i cili po dergjet në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Besnik Çinari kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë. Pasi merr vesh nga doktori se do të votojë më 11 Maj, ai ngrihet nga krevati dhe i uron mandatin, Edona Bilalit. Krahas së videos, Edona Bilali ka shkruar “Shkodra s’mund të konceptohet pa humor”. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv