VIDEO/ E moshuara shpërthen ndaj terrorit policor te Medreseja: Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?

VIDEO/ E moshuara shpërthen ndaj terrorit policor te Medreseja: Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?

Ndërhyrja e policisë në zonën e Medresesë, gjatë protestës në kryeqytet, ka shkaktuar frikë dhe shqetësim edhe te banorët e zonës, mes tyre të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore. Një prej banoreve, e tronditur nga situata e krijuar dhe përdorimi i gazit në një zonë të banuar, ka reaguar ashpër në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, duke dënuar veprimet e policisë dhe duke shprehur indinjatën për pasojat që, sipas saj, po përjetojnë qytetarët. “Turp! Na terrorizojnë në lagje! Na trembën, jemi me probleme shëndeti”, u shpreh e moshuara, e cila ngriti shqetësimin për sigurinë e banorëve gjatë ndërhyrjes policore. Ajo e drejtoi mesazhin e saj edhe te autoritetet, duke paralajmëruar se dhuna ndaj të rinjve prek të gjithë shoqërinë. “Po vdiq rinia, do...