VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!
Dy persona kanë vjedhur një biznes që tregton fruta dhe perime, gjatë natës mes të hënës dhe të martës. Sipas denoncimit të personit që administron ambientin me qira, autorët kanë mbërritur në dyqan në dy momente të ndryshme, fillimisht në orën 23:53 dhe më pas në orën 00:49. Nga biznesi është marrë xhiroja ditore, në vlerën e 180 mijë lekëve të vjetra, si dhe sende të tjera me vlerë. Rasti është denoncuar nga administratori i biznesit.
Burimi:
javanews.al