Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Droni kap mat 59-vjeçarin në parcelën me kanabis
👁2423
Një 59-vjeçar në Roskovec është arrestuar nga policia në flagrancë, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi. Bimët narkotike ishin kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte 59-vjeçari. “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh. Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike...