Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Digjet ‘Benz-i’ në autostradën Tiranë-Durrës
👁6925
Një automjet i tipit Mercedes C Clas është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet tregojnë momentin kur makina është djegur plotësisht dhe zjarrfikësit po hedhin ujë nga ajo çfarë ka mbetur. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në automjet. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.