Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje! Zjarrvënësin do e gjejë…
👁7124
Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situata ishte thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjatë gjithë mbrëmjes dhe deri të nesërmen. Sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të tmerruar nga ngjarja e ndodhur gjatë natës. "Gjithë natën na mbyti tymi, nuk rrihej. U mbulua gjithë zona komplet si mjegull. Nuk ka bërë vahki ndonjëherë. Ne jemi në shtëpi dy pleq të moshuar, nuk e durojmë dot erën e keqe, na merret fryma, më...