VIDEO-Dhunë shtazarake ndaj të rinjve në komisariate/ Koka: I fusin në tualete dhe i rrahin

VIDEO-Dhunë shtazarake ndaj të rinjve në komisariate/ Koka: I fusin në tualete dhe i rrahin

Gazetari Bledian Koka denoncoi në SYRI TV dhunën e pretenduar ndaj të rinjve të shoqëruar nga policia gjatë protestave studentore. I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, ai tha se kishte dëshmi personale për një nga të shoqëruarit dhe pretendoi se të rinjtë dhunohen në tualetet e komisariateve, larg kamerave të sigurisë. “I marrin edhe nuk i dhunojnë në ambientet e komisariatit ku ka kamera, por i çojnë në banjot e komisariateve. Dhe aty i dhunojnë barbarisht, duke i qëlluar kryesisht në pjesët e trupit, me qëllim që dhuna të ushtrohet, por të mos mbeten gjurmë”, deklaroi Koka. Ai theksoi se bëhet fjalë për të rinj që janë përfshirë në protestat e ditëve të fundit, ndërsa paralajmëroi se presioni dhe dhuna ndaj tyre mund...