VIDEO/ Dhuna në protestë, ministri Gogu: Sonte u thyen xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe u dogj zyra e ndihmës juridike falas

VIDEO/ Dhuna në protestë, ministri Gogu: Sonte u thyen xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe u dogj zyra e ndihmës juridike falas

Edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar për aktet e dhunës tek godina e institucionit që drejton ditën e sotme. “Sonte u thyen xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe u dogj zyra e ndihmës juridike falas”, shkruan ai mes të tjerash në reagim, teksa e shoqëron edhe me pamje. Reagimi i Toni Gogut: “Fatmirësisht, asnjë punonjës nuk është lënduar. Falënderoj zjarrfikësit dhe punonjësit e Policisë që ndërhynë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të kufizuar dëmet. Në atë zyrë vijnë njerëz që nuk kanë mundësi të paguajnë një avokat. Pensionistë, nëna të vetme, të rinj, viktima të dhunës. Njerëz që kërkojnë ndihmë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Dëmin më të rëndë nuk e pëson qeveria. E pësojnë njerëzit që kanë...