VIDEO/ Dhuna e protestuesve nuk kursen as përfaqësinë e Vatikanit në Tiranë! Ja pamjet kur ngjiten në kangjella dhe sulmojnë

VIDEO/ Dhuna e protestuesve nuk kursen as përfaqësinë e Vatikanit në Tiranë! Ja pamjet kur ngjiten në kangjella dhe sulmojnë

Dhuna e protestuesve nuk kurseu as Nunciaturën Apostolike, përfaqësinë diplomatike të Selisë së Shenjtë në Shqipëri. Disa protestues u ngjitën mbi kangjellat e godinës, por u zbritën pas lutjeve të disa prej murgeshave që qëndrojnë aty. Sot, protesta e opozitës, e paraqitur si protestë studentore, u shoqërua me akte vandalizmi ndaj bizneseve private dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Protestuesit hynë me forcë në një biznes, thyen xhamat, nxorën orenditë dhe u vunë flakën. U raportuan gjithashtu dëmtime biznesesh në Rrugën e Durrësit dhe dëmtim i një bankomati. Asnjë protestë politike nuk mund të justifikojë shkatërrimin e pronës dhe cenimin e sigurisë publike. Kur dhuna prek biznese, institucione shtetërore dhe ambiente pranë përfaqësive diplomatike, protesta rrezikon të shndërrohet në vandalizëm dhe afron anarkinë. Asnjë kauzë,...