Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Daku udhëheq Rubin Kazanin, dopietë dhe show i sulmuesit kuqezi
Mirlind Daku protagonist me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola në suksesin 2-1 në kampionat ndaj Sochit. Fillimisht ai përktheu në gol një penallti, pas vetëm 12 minutash lojë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Në minutën e 78-të, një asist me telekomandë nga Kubatov nxorri mjaft mirë Dakun, i cili me një parabol të bukur ia doli që të dyfishojë llogaritë. Në 3 ndeshjet e para të kampionatit, Daku ka “tundur rrjetën” 3 herë, ndërsa vlen të përmendet edhe një gol në Kupë. Kujtojmë që lojtari vetëm pak javë më parë rinovoi me klubin rus, pavarësisht se për të kishte interes nga disa skuadra. 1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB — RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025