VIDEO/ Çifti Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka paraqiten në SPAK
Ish-deputeti Artan Gaçi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ishte paraqitur këtë të mërkurë. Gaçi nuk ka pranuar të flasë për mediat pas daljes nga institucioni. Ai u largua pa dhënë deklarata për arsyet e paraqitjes në SPAK. Sipas informacionit paraprak, ish-deputeti është paraqitur pa avokat në SPAK. Ndërkaq, pak minuta pas largimit të Gaçit, radhën pë të hyrë në Prokurorinë e Posaçme e kishte bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, njëherësh deputete e PS-së dhe ish-ministre e Mbrojtjes.
Burimi:
syri.net