VIDEO/ Çanta me 70 kg kokainë dhe mbi 170 mijë euro në dhomën e gjumit, pranga shqiptarit
Një 41-vjeçar shqiptar në Milano është vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në Brianza janë gjetur 70 kilogramë kokainë dhe 170 mijë euro para ‘cash.’ Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Bernareggio, ku 41-vjeçari u ndalua në një parking nga efektivët ndërsa ndodhej në një automjet Jeep Renegade. Gjatë kontrollit në apartamentin e tij, në dhomën e gjumit u gjetën disa çanta të mëdha me pako të vulosura. Brenda tyre ishin rreth 70 kilogramë kokainë, 200 gramë hashash dhe më shumë se 170 mijë euro në para të gatshme, të cilat dyshohet se ishin të ardhura nga shpërndarja e drogës.
Burimi:
syri.net