VIDEO/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
‘Shqipëria e ripërtërirë kërkon një PD të ripërtërirë. Dhe vetëm një forcë vitale, funksionale, që afron rreth vetes vlerat më të mira, do të mund të jetë parti e shpresës, parti e fitores, parti e të ardhmes’, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë ‘Foltores së Ripërtëritjes’ në Korçë. Berisha u ndal te problemet e fermerëve shqiptarë, duke akuzuar qeverinë se nuk u ka krijuar kushte të barabarta konkurrence me fermerët e vendeve të rajonit. Ai solli si shembull subvencionet dhe situatën e blegtorëve, duke pretenduar se importet kanë dëmtuar prodhuesit vendas. Në vijim, kryetari i PD-së tha se ripërtëritja e opozitës duhet të shoqërohet me afrimin e të rinjve, grave dhe figurave që, sipas tij, përfaqësojnë vlerat më të mira të shoqërisë. ‘Asnjë...
Burimi:
syri.net