VIDEO/ Berisha: Ata që tentuan të përçajnë protestën dështuan me turp, PD qëndroi e palëkundur …

VIDEO/ Berisha: Ata që tentuan të përçajnë protestën dështuan me turp, PD qëndroi e palëkundur …

"Ata që tentuan të përçajnë protestën dështuan me turp, PD qëndroi e palëkundur dhe shpalli parimin e padëgjuar në 35 vite, armiku i armikut tim është aleati im". Ky ishte reagimi i liderit të PD-së, Sali Berisha zërave dhe akuzave që Partia Demokratike ka ndërhyrë dhe ka përçarë protestën kombëtare studentore. Berisha doli sot në mbrëmje në një konferencë për median ku përshëndeti mijëra të rinj që protestuan këtë të shtunë në Tiranë duke thënë se ata hodhën në kosh dekretet diktatoriale të Edi Ramës.  Pjese nga Konferenca Albi Rakip: Zoti Berisha, si i përgjigjeni zërave dhe akuzave të ndryshme që Partia Demokratike ka ndërhyrë dhe ka përçarë protestën kombëtare studentore. Sali Berisha: Absolutisht, përkundrazi. Ne kemi mbështetur fuqishëm protestën, fuqishëm.  Ne e kemi theksuar edhe...