VIDEO/ Beci: Turistët e huaj të befasuar nga tradita, historia dhe monumentet e kulturës në Shkodër

VIDEO/ Beci: Turistët e huaj të befasuar nga tradita, historia dhe monumentet e kulturës në Shkodër

Shkodra me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka postuar një video me përshtypjet e disa turistëve të huaj që kanë vizituar Shkodrën ditët e fundit. Ura e Mesit mbetet një destinacion i veçantë për të gjithë vizitorët, duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Shkodrën. “Turistët e huaj shijojnë nga afër traditën dhe historinë e dasmave shqiptare pranë Urës së Mesit. Një monument kulture që çdo vit tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj”, u shpreh Beci. Turistët e huaj shprehen të befasuar jo vetëm nga bukuritë natyrore që ofron Shkodra, por edhe nga ritet e traditat vendase. “Vij nga Bretagne...