VIDEO/ Avioni bie në një autostradë në Itali, vdesin dy persona

VIDEO/ Avioni bie në një autostradë në Itali, vdesin dy persona

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur rreth orës 13:00 në zonën “Corda Molle”, mes Flero dhe Travagliato, në provincën e Brescias, Itali. Një avion është rrëzuar në rrugën provinciale, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin në bord. Viktimat janë identifikuar si Sergio Ravaglia, një avokat 75-vjeçar nga Milano, dhe partnerja e tij, Maria De Stefano, 60 vjeç. Sipas mediave të huaja, avioni u përfshi nga flakët pas përplasjes dhe trupat e çiftit janë gjetur të karbonizuar. Freccia është një avion ultra i lehtë, me gjatësi rreth 7 metra dhe hapje krahësh 9 metra, me kapacitet për...