VIDEO/ Atentati ndaj bosit të mafias në Budva, mediat malazeze publikojnë pamjet e rënda

VIDEO/ Atentati ndaj bosit të mafias në Budva, mediat malazeze publikojnë pamjet e rënda

Shefi i një bande mafioze në Budvë të Malit të Zi është plagosur të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës. Cak i atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, i afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’. Gazeta malazeze 'Vijesti.me' i ka publikuar pamjet e atentatit. Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantollona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret nga shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet filmike të publikuara nga Vijesti. Videoja e shfaq sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar bosin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko...