Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksident në Bulgarec të Korçës! Makina përplas këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja
👁12703
Aksident në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, një mjet dyshohet se ka përplasur një këmbësor, i cili po transportohet në spitalin e Korçës. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo gjendja e personit të dëmtuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e situatës. Drejtuesi i automjetit që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin.