Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Aeroplani me 20 persona në bord rrëzohet në SHBA
👁3860
Një aeroplan, i cili përdoret për hedhje me parashutë u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Rajonal Tullahoma në Tennessee (SHBA) të dielën. Të 20 personat që ndodheshin në bord u plagosën, 4 prej të cilëve pësuan lëndime më serioze dhe u shtruan në spital. Fatmirësisht asnjë person nuk humbi jetën. Aeroplani, një DeHavilland DH-6 Twin Otter, u nis nga Aeroporti Tullahoma rreth orës 12:30 të pasdites sipas orës lokale të dielën. Administrata Federale e Aviacionit po heton rrëzimin./vizionplus.tv