Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ 48 oficerë policie të plagosur dhe 77 persona të arrestuar pas trazirave në Serbi
48 oficerë policie mbetën të plagosur nga protesta e fundit në Beograd dhe 77 persona u arrestuan, përfshirë një të mitur. Të dhënat u bënë të ditura nga ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dejan Lukoviç, duke folur për stacionin televiziv TV Prva. Sipas Lukoviç, policia synon të ngrejë 35 kallëzime penale dhe 22 kundërvajtje administrative. "Ne vazhdojmë të sqarojmë të gjitha rrethanat, të krijojmë një pamje të plotë të ngjarjeve dhe të identifikojmë individët e mbetur, organizatorët. Në bashkëpunim me prokuroritë dhe shërbimet kompetente të sigurisë, ne do ta çojmë këtë çështje deri në fund", theksoi ai. Siç sqaroi ai, njëri nga të plagosurit, një oficer...