Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në Gjadër, aktivistë shqiptarë e të huaj protestë para kampit
👁10809
Vetëvrasja e një emigranti maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrimi në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e refugjatëve. Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore në të cilat, sipas tyre, mbahen emigrantët. Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj...