Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që në seancën e nesërme të Kuvendit të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së kësaj partie, LVV thotë se ky vendim synon të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit dhe të shmangë zgjedhjet e reja të parakohshme. Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje: Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur sonte mbledhje të jashtëzakonshme. U konstatua që ndodhemi në momentet vendimtare për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar edhe një palë zgjedhje të reja, të panevojshme për shtetin e qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e të ardhmen. Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të...