Festat e 28-29 Nëntorit në Vlorë, Policia njofton masat: Kufizim të qarkullimit në qytet, efektivë në terren
pamje nga festa ne vlore vitet e kaluara VLORË- Një sërë masash janë hartuar nga Policia e Vlorës në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit. Policia njofton se për mbarëvatjen e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qendër të Vlorës do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore. Masat do të hyjnë në fuqi që prej orës 22:00 të ditës së sotme dhe deri në përfundim të aktiviteteve. Ndërkohë, efektivët e Policisë do të jenë në terren për të menaxhuar trafikun dhe orientimin e automjeteve. Njoftimi i Policisë: VLORË/Njoftim për kufizimin e qarkullimit dhe ndalimin e parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit Në zbatim të...
Burimi:
zeri.ai