Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Veteranët e Kosovës: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale është provokim
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të vizitës së Kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë, e cila pritet të zhvillohet më 13 maj. Përmes një deklarate për mediat, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë vizitë si një “provokim të qëllimshëm” dhe një “fyerje ndaj luftës çlirimtare të Kosovës”.“13 Maji është një datë e zezë në historinë tonë – dita e themelimit të UDB-së dhe e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, me një agjendë të njëanshme dhe pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje dëshmori,” thuhet në reagimin e OVL-UÇK.Organizata shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për qasjen e njëanshme të Gjykatës Speciale, duke...