“Vetëm të mbijetojmë”- Ja si inflacioni i lartë po ua vështirëson jetën iranianëve: Pjesa më e keqe është se njerëzit janë mësuar me këtë!

“Vetëm të mbijetojmë”- Ja si inflacioni i lartë po ua vështirëson jetën iranianëve: Pjesa më e keqe është se njerëzit janë mësuar me këtë!

Pasi u fejua vitin e kaluar, Ramini, një shitës iranian i produkteve farmaceutike, kishte planifikuar të martohej këtë vit. Por, teksa inflacioni i lartë ka përmbysur jetën e përditshme në Iran, synimi i çiftit tani është “vetëm të mbijetojë”. Me një të ardhmen të pasigurt, mes luftës së zgjatur të vendit me Shtetet e Bashkuara dhe presionit në rritje ekonomik, të dy vendosën t’i lënë pezull planet për jetën martesore dhe të vazhdojnë të jetojnë veçmas me familjet e tyre, tha Ramini për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë (REL). Pavarësisht se fiton 35 milionë tomanë (rreth 150 dollarë) në muaj – pak mbi atë që disa studiues të tregut vlerësojnë se është pragu kombëtar i varfërisë për një familje...