Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vetëm për 1 mandat kanë ndikuar 145 mijë vota të diasporës. A do të ndikojnë 50 mijë të tjerat?
👁7149
Nga Eduard Zaloshnja Shumë pritmëri e shumë debate ka patur për votat e diasporës, por 145 mijë prej tyre të numëruara deri tani, vetëm për 1 mandat kanë ndikuar – në Qarkun Vlorë. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni sesi do të ishin ndarë mandatet pa votat e diasporës – pra vetëm me votat e zgjedhësve të këtushëm. Aty shihet se në këtë rast, PS-ja do të kishte 82 mandate, PD-ASHM 51, PSD 3, Lapaj-Shabani 1, Shehaj 2 dhe Qori 1. I vetmi ndryshim pas futjes në llogari të votave të diasporës është kalimi i një mandati nga PD-ASHM...