“Vetëm çështje kohe”/ Izraeli kërcënon me goditje të reja ndaj Iranit
Izraeli paralajmëron se një raund i ri sulmesh ndaj Iranit mund të jetë vetëm çështje kohe, ndërsa tensionet për programin bërthamor të Teheranit vijojnë të mbeten të larta. Një zyrtar izraelit, i cituar nga media saudite “Al-Hadath”, pretendon se Irani po përpiqet të riaktivizojë dhe të forcojë infrastrukturën e programit të tij bërthamor, në pritje të një goditjeje të mundshme. Sipas tij, Izraeli po monitoron veçanërisht aktivitetin në “Pickaxe Mountain”, një kompleks nëntokësor pranë objektit bërthamor të Natanzit. Të dhënat satelitore të analizuara nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tregojnë një rritje të ndjeshme të aktivitetit ndërtimor në këtë zonë gjatë vitit 2026. Analiza evidenton forcimin e hyrjeve të tuneleve, punime në rrugët e brendshme dhe përforcime të infrastrukturës. Megjithatë, analiza nuk mund të...
Burimi:
ntv.al