Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vetëm 52 vota plus, cili është qarku ku PS dhe PD janë “kokë më kokë”
👁10446
Sipa përditësimeve të fundit të rezultateve nga KQZ, nga 65 QV të numëruara në Lezhë nga 245 në total, rezultati mes PS dhe PD është shumë i ngushtë. Në këtë qark kryeson PS me 44.28%ose 7123 e ndjekur nga PD me 43.95 % ose 7071 vota. Diferenca mes dy partive është vetëm 52 vota. Forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 878 vota ose 46 %. Më pas vjen PSD me 505 vota ose 3.14 %, Partia Mundësia me 175 vota ose 1.09 %. Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare...