Vetëm 5 fitore në kampionat që nga dhjetori, Chelsea merr vendimin për trajnerin Maresca

Vetëm 5 fitore në kampionat që nga dhjetori, Chelsea merr vendimin për trajnerin Maresca

15 Prill 2025 10:52 Telesport Enzo Maresca ruan besimin e bordit drejtues të Chelsea pavarësisht nga një rënie shqetësuese në formë javët e fundit. Sipas të përditshme britanike “The Sun”, klubi nuk ka ndërmend të largojë trajnerin italian. Javët e fundit, skuadra londineze ka humbur shkëlqimin e muajve të parë të sezonit, duke zbritur në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League. Barazimi në ndeshjen e fundit në shtëpi ndërlikoi jo pak pozitat. Që nga dhjetori, skuadra e Chelsea ka fituar vetëm 5 nga 15 ndeshjet e luajtura, por është ende në garë për një vend në katërshe. Ndërkohë...
Burimi: Telesport.al