Vetëm 4 orë gjumë dhe zgjohen plot energji, shkencëtarët zbulojnë sekretin gjenetik të këtyre njerëzve
Disa njerëz vërtet ndihen mirë edhe me shumë pak orë gjumë. Por mund të jetë e vështirë të kuptosh nëse edhe ti je një prej tyre. Prej sa kohësh mban mend, Aimee Pugh Bernard nuk ka pasur nevojë për shumë gjumë. Sot, ajo zakonisht shkon në shtrat rreth orës 22:00 dhe zgjohet rreth orës 04:30. “Jam plotësisht zgjuar. Nuk mund të qëndroj më në shtrat”, thotë ajo. Ndonjëherë, Bernardit i duhet pak kohë për ta zënë gjumi. Në këto raste, ajo fle vetëm pesë orë. Ndoshta ajo që është edhe më e habitshme është se Bernard zakonisht ndihet ende plot energji ditën e nesërme. Ajo shëtit qenin, bën një orë stërvitje intensive në palestër dhe punon për një orë e gjysmë para orës 08:00. Miqtë...
Burimi:
syri.net