Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një ekipi meshkujsh! Turqia surprizon botën e futbollit

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një ekipi meshkujsh! Turqia surprizon botën e futbollit

Një vendim i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e futbollit turk. Turgutluspor i ka besuar drejtimin e ekipit të meshkujve 22-vjeçares Zeynep Mestan, duke e bërë atë trajneren e parë femër në historinë e klubit. Mestan, e lindur më 30 korrik 2004, ka një të kaluar si futbolliste dhe ka qenë pjesë e disa skuadrave të futbollit të femrave në zonën e Izmirit dhe Manisës. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Sportit në Universitetin Ege dhe më herët ka punuar edhe si asistente në ekipe futbolli për femra dhe meshkuj. Vendimi i Turgutluspor është veçanërisht befasues për shkak të moshës së saj, por drejtuesit e klubit insistojnë se zgjedhja nuk është bërë për efekt publiciteti. Presidenti i klubit, Yılmaz Gençtürk, ka deklaruar se drejtuesit...