Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Veshjet ushtarake në Shqipëri/ Sektori i manifakturës kërkesë qeverisë: Na mbështesni të tërheqim kontratat
Në një periudhë kur situata gjeopolitike ndërkombëtare është e tensionuar, ndërsa vendet e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen përfshirë armët dhe infrastrukturën, bizneset shqiptare kërkojnë daljen në masë në tregjet ndërkombëtare të veshjes ushtarake “Made in Albania”. Për arritjen e këtij qëllimi, sektori I Manifakturës kërkon mbështetje nga qeveria për automatizimin por dhe kalimin në një cikël të plotë nëpërmjet granteve. Florjan Zekja, përfaqësues i Biznesit të Manifakturës për Top Channel thotë se Shqipëria mund të shohi një drejtim të ri, atë të kthimit në një pol të prodhimit të veshjeve ushtarake për Europën dhe më gjerë...