Verstappen fiton garën sprint në Singapor, dy Ferrari në podium, 9 makina nuk e mbyllin garën

Verstappen fiton garën sprint në Singapor, dy Ferrari në podium, 9 makina nuk e mbyllin garën

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën qytetase të Singapor. Një garë që nisi me 30 minuta me vonesë për shkak të shiut dhe pistës së lagur, por në fund piloti holandez ia doli mbanë të fitojë dhe korri suksesin e parënë këtë pistë. Ai arriti të përfitojë nga gabimi i George Russell (Mercedes) në fundin e xhiros së parë, që u përplas kur ishte i pari. Kjo tërheqje dhe vendi i katërt i Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes afron edhe më shumë italianin me titullin kampion për pilotë. Tashmë Antonelli shkëputet 89 pikë në renditjen e përgjithshme. Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Ferrari, që la pas (vendi 3) shokun e tij të skuadrës...