Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare
Janë prezantuar nga ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu 3 prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare. Në një takim të mbajtur në Bazën Ajrore të Farkës, në kuadër të Rivlerësimit Strategjik të Mbrojtjes, ministri ka bërë me dije se do të modernizohen sistemet e mbrojtjes kundërajrore, do të investohet në infrastrukturën e bazave ajrore, e deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë. Postimi i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu: Në Bazën Ajrore të Farkës ku vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standarteve të NATO-s dhe arritjen e objektivave të vendosura në Samitin e Hagës. Tre prioritetet tona kryesore: Modernizimi i flotës, pajisjeve, teknologjisë dhe armatimit, që nga meteorologjia deri tek sistemet e mbrojtjes...