Venecia, pushteti totalitar dhe kapitalizmi pa rregulla dominojnë filmat e ditës së parafundit

Venecia, pushteti totalitar dhe kapitalizmi pa rregulla dominojnë filmat e ditës së parafundit

12 September, 2026 - 15:00 Pushteti totalitar dhe kapitalizmi pa rregulla, që shtyp dhe çon në kompromise me “djallin”, kanë qenë ndër temat që kanë dominuar një pjesë të filmave të shfaqur në ditën e parafundit të edicionit të 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Sipas agjencisë italiane ANSA, temat e pushtetit dhe shtypjes janë shfaqur në disa prej filmave në konkurrim, përfshirë dy titujt e fundit të përzgjedhjes, si edhe në filma jashtë konkurrimit. Në një tjetër linjë, festivali ka sjellë edhe një projekt më personal të aktorit dhe regjisorit Russell Crowe, What Love Builds, i cilësuar si një autoportret dhe rrëfim mbi mënyrën se si muzika dhe aktrimi janë ndërthurur gjatë jetës së tij. Crowe, fitues i çmimit Oscar, eksploron në...