Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vendparkim dhe lokal, lirohen dy hapësira publike në Astir dhe rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë
Policia bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kanë liruar dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit në kryeqytet. Bëhet fjalë për një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën një 26-vjeçar e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontejner, pa lejen e organeve kompetente. Ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, një sipërfaqe publike ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe nga një 34-vjeçar. Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për të dy shtetasit. Njoftimi i Policisë Tiranë...