Vendosën eksploziv në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit 

Vendosën eksploziv në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit 

Identifikohet dhe arrestohet një nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit më 18 korrik, në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë. I ndaluari është Hysni Lila, 46 vjeç, i cili akuzohet se i dha motorin që u përdor për vendosjen e bombës në biznesin në pronësi të Arbër Sinanit, autorit të dyshuar të krimit. Teksa po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e tjerë dhe motivet e sulmit. “Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën...