VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

Qeveria ka miratuar një fond prej 5 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë. Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur i riu iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondi prej 5 milionë lekësh do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku po kurohet 28-vjeçari. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Erion Vishkulli u plagos gjatë protestës së...