Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vendimi/ Qeveria do krijojë një OJF për të trajnuar punonjësit e bashkive
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës, vendimin për krijimin e një organizate jofitimprurëse e cila do të trajnojë stafet e njësive të pushtetit vendor. Në vendimin e qeverisë, thuhet se autorizohet ministri përgjegjës për çështjet vendore për negocimin dhe firmosjen e marrëveshjes me njësitë e qeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore në vendin tonë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 14, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit...