Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vendimi për pushtimin e plotë të Gazës, reagon ashpër lideri i opozitës izraelite: Një katastrofë e rrezikshme
Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, e ka dënuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë për të miratuar planin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar atë si “një katastrofë që do të çojë në shumë katastrofa të tjera”. Në një postim në rrjetin social X, Lapid tha se miratimi i planit është “krejtësisht në kundërshtim me qëndrimin e ushtrisë dhe të mbrojtjes”, dhe se është marrë pa konsideruar lodhjen fizike dhe psikologjike të trupave të vijës së parë. Ai akuzoi Netanyahun se është tërhequr nga presioni i ministrave të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, duke e quajtur këtë veprim “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”. Sipas Lapidit, pushtimi do të zgjasë për muaj të tërë,...