Vendimi i Qeverisë, ja kategoritë që përfitojnë nga kreditë me interes zero

Vendimi i Qeverisë, ja kategoritë që përfitojnë nga kreditë me interes zero

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB). Kredia me interes të subvencionuar ofrohet për kategori të caktuara familjesh, konkretisht: Familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë Fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët) Aplikimi kryhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit qeveritar e-Albania, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave. Dokumentacioni i kërkuar përfshin: Vërtetim...